Ekonomia Online
FUNDIT

Szunyog lavdëron FSK-në për ndihmën pas tërmetit në Turqi

Szunyog lavdëron FSK-në për ndihmën pas tërmetit në Turqi

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, e ka lavdëruar punën e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas tërmetit në Turqi. Ai tha se është tejet I lumtur teksa sheh Kosovën përkrah BE-së në përpjekje për t’iu dal në ndihmë popullatës atje. “Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë […]

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, e ka lavdëruar punën e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas tërmetit në Turqi.

Ai tha se është tejet I lumtur teksa sheh Kosovën përkrah BE-së në përpjekje për t’iu dal në ndihmë popullatës atje.

“Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë”, tha Szunyog.

Si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit që tronditi Turqinë dhe Sirinë, raportohet se kanë vdekur mbi 40 mijë persona.

I want to applaud the search and rescue efforts of the @KSF_Kosova ?? in Türkiye ?? over the last ten days.
So far they have managed to save four lives, including two children.
Proud to see #Kosovo joining the #EU?? and international rescue effort. pic.twitter.com/7aR01Z1jON

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) February 15, 2023

Të ngjashme