Ekonomia Online
FUNDIT

Szunyog takon ministrin Aliu, i jep një këshillë

Szunyog takon ministrin Aliu, i jep një këshillë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun. Ambasadori tha se në këtë takim Aliun e ka falënderuar për objektivat ambicioze të shpallura në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP28 në Dubai. “Takova ministrin Liburn Aliu dhe e falënderova për objektivat ambicioze të shpallura […]

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.

Ambasadori tha se në këtë takim Aliun e ka falënderuar për objektivat ambicioze të shpallura në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP28 në Dubai.

“Takova ministrin Liburn Aliu dhe e falënderova për objektivat ambicioze të shpallura dhe zotimet në COP28. E këshilloi që t’i jep përparësi zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike”, ka shkruar ai në “X”.

Met Minister Liburn Aliu & thanked him for the announced ambitious targets & pledge in #COP28. Advised him to prioritize the implementation of the legislation on environmental protection and climate change. pic.twitter.com/Ab0xZokJhM

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 19, 2023

Të ngjashme