Tahiri: 129 euro, do të ishte mirë të jetë koeficienti bazë për Projektligjin e Pagave

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se deri tani nuk është bërë e ditur vlera monetare e koeficientit për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se mund të ketë zvogëlim pagave dhe më vonë të ketë ankesa nga zyrtarët publik.

“Dikush duhet të dalë dhe të thotë se koeficienti minimal është 121 euro, nëse është kaq llogaritet rritje serioze. Sipas meje, më së miri është të merret për bazë koeficienti me 129 euro”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme