Tahiri: 21 nga 24 qytetarët e infektuar janë shëruar nga Coronavirusi

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Nga 24 persona të cilin ishin prekur me Coronavirus në Vushtrri, tashmë janë shëruar 21.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Tahiri ka bërë gjithashtu apel që qytetarët të kenë kujdes dhe të vazhdojnë të zbatojnë masat kundër pandemisë.

“21 nga 24 qytetarët e prekur me #coronavirus tashmë janë shëruar. Më 24 mars e kishim rastin e parë të konfirmuar. Pra me disiplinë e kujdes në kohë rekord në harkun 1 muaj e 1 javë ne po e mundim këtë armik të padukshëm”.

“Kjo do të jetë fitorja më e ëmbël e që na largon nga liga e Coronavirus”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme