Në seancën e sotme të Kuvendit është duke u diskutuar për propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e faturave të energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri tha se vendi, Qeveria e qytetarët e Kosovës do të shkojnë në bankrot total nëse miratohet ky propozim.
“A jeni në men çka jeni tu fol, a jeni në men çfarë situate do ta sjellni Kosovën nëse e miratoni propozimin e ZRRE”, tha Tahiri.
Tutje ai dha kritika ndaj partisë në pushtet, LVV.
“Si është e mundur, një parti qe pretendon që është e majtë, të mbrojë kompanitë private”, theksoi ai.
Tahiri po ashtu kërkoi që të bashkohen për miratimin e një rezolute për t’i kërkuar ZRRE-së që ta ndryshojë propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, ashtu si u bashkuan për referendumin serb.
“Të bashkohemi sot që ta ndihmojmë qeverinë, që ta votojmë një rezolutë që mos të bëhet kjo tarifë për qytetarët e Kosovës. Ju lutem kryeministër mos e shtyni këtë tarifë, po e obligojmë ZRRE-në ta bëjë një tarifë tjetër”, ka thënë Tahiri.