Tahiri: Asociacioni obligim i Qeverisë, nuk ndërlidhet me murin

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 08:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrënimi i murit në veri të Mitrovicës nuk ka të bëjë fare me çështjen e formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Madje këto dy çështje nuk janë të ndërlidhura dhe nuk kushtëzojnë njëra-tjetrën.

Kështu është shprehur për Ekonomia Online analisti politik, Ramush Tahiri, duke shtuar se themelimi i ASK-së është obligim i shtetit të Kosovës i cili duhet të kryhet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në këtë rast asociacioni është obligim i Qeverisë së Kosovës, obligim i Kuvendit të Kosovës dhe obligim i shtetit të Kosovës që është bërë në Bruksel dhe këta janë pajtuar dhe sot nuk ka diskutime a është keq apo mirë, ajo thjesht duhet të zbatohet në bazë të vendimit profesional dhe obligativ të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

E sa i përket paralajmërimit serb se në atë pjesë do të ndërtohet një mur tjetër, Tahiri ka pohuar se projekti është publikuar dhe se gjithçka është bërë në bazë të marrëveshjes që është arritur, duke thënë se nuk pret që të ndodhë një gjë e tillë.

“Projekti është bërë nuk e di pse njerëzit bëjnë komente. Projekti është publik, ka edhe pengesë por ka edhe këto si të themi metalike që futen në tokë dhe dalim mbi tokë që pak a shumë sikurse që është te sheshi ‘Nëna Terezë’ para Kuvendit sa i përket këtyre metalikeve. Do të thotë kjo nuk bëhet fshehtas sepse marrëveshja është nënshkruar, nuk duhet të kemi më deklarata kundërthënëse ndërmjet Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, sepse të dyja janë pjesë e marrëveshjes”, ka pohuar Tahiri.

Sipas tij, asnjëra nga palët si ajo kosovare e po ashtu edhe ajo serbe nuk mund të bëjnë kompromise për projektin e radhës në pjesën veriore.

“Nuk mund të ketë kompromis sepse marrëveshja është marrëveshje, nuk mundet askush, nuk ka kompetenca apo autorizim të bënë kompromis as nga Qeveria as nga Pushteti Lokal. Ajo është në funksion të qytetarëve të Kosovës, në funksion të qarkullimit të lirë të njerëzve dhe të automjeteve edhe në funksion të komunikimit të dy mitrovicave. Faktikisht tash e kemi krijuar një Mitrovicë të Jugut dhe të Veriut që kanë dy pushtete komunale dhe që duhet ta kenë një Këshill të Përbashkët që harmonizon të gjitha çështjet dhe që Qeveria jonë ose komunat nuk e kanë krijuar ende”, ka thënë Tahiri duke shtuar se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është paraparë rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër, gjë që mundëson që qytetarët të lëvizin lirshëm.

16593715_10207335446179219_1616379514_o

Të ngjashme