Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka shprehur nevojën që sistemi i pushtetit lokal në vend t’i nënshtrohen një rimendimi dhe rirregullimi të thellë.
Tahiri, i cili është edhe këshilltar i lartë i Institutit Demokratik Amerikan (NDI), ka vlerësuar se sistemit të tanishëm të qeverisjes lokale i ka skaduar afati.
Në intervistën për “Epoka e Re”, ai ka thënë se procesi i reformës zgjedhore në nivelin lokal duhet të përcillet me ndryshime paraprake të Ligjit për Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjeve sektoriale.
Në të kundërtën, sipas Tahirit, rrezikohet të cenohet demokracia në nivelin lokal.
Duke folur për qeverisjen komunale në vend, Tahiri ka thënë se pavarësisht përpjekjeve dhe disa nismave “ad hoc”, komunat ende vazhdojnë të operojnë me paqartësi ligjore.