Tahiri: Demokracia në rrezik nga sulmi brutal i qeverisë ndaj administratës së shtetit

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se miratimi nga ana e qeverisë e Ligjit për Zyrtarët Publik pa asnjë konsultim publik, e rrezikon demokracinë dhe është kapje politike e administratës.

Tahiri ka thënë se ku Ligj u miratua pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së.

“Sot, Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zyrtarët Publik në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme