Tahiri e quan vendim absurd dënimin me 26 vjet burgim të Sali Mustafës

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 12:17 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri e ka quajtur absurd dënimin me 26 vjet burgim të Sali Mustafës, raporton Ekonomia Online.

Ia më tej ka shtuar se ky vendim duhet të apelohet, duke shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.

“Lufta e UÇK ka qenë luftë për liri, luftë e drejtë, luftë kundër sistemit dhe okupimit të Sllobodan Millosheviqit”.

“Ky vendim duhet të apelohet dhe të dalë drejtësia. Kjo është diçka e pakapshme dhe pa argumentueshme. Duhet të apelohet sepse ky vendim është absurd”, tha ai.

Pas mbledhje së Kryesisë ai ka bërë të ditur se në seancën e re do të shqyrtohen dy ligje të rëndësishme, ai për zyrtarët publik dhe për pagat.

Tahiri tha se ligji për zyrtarët publik nuk do të përkrahet nga kjo parti, ndërsa ai për pagat duhet që ta ketë koeficientin deri në 129 euro, raporton EO.

“Ligji për zyrtarët publik gjithsesi do të shkoj në Gjykatën Kushtetuese. Sa i përket ligjit për paga në lexim të parë e kemi votuar” tha ai.

Të ngjashme