Ish-drejtuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ishte e ftuar në Ditarin e mesditës, në A2, ku solli një këndvështrim ndryshe të zhvillimeve të fundit politike në Prishtinë.
Ndërsa komentoi zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, Tahiri përmendi se tashmë ka ardhur koha për rrotacion të pushtetit dhe në Shqipëri.
“Rezultatet në Podujevë treguan një rrotacion që është i natyrshëm në demokraci, pasi këtë komunë për një kohë të gjatë e kishte pasur LDK. Unë e kam parë si rrotacion edhe pse rezultati ishte i shumë i përafërt mes kandidatëve të këtyre dy partive të mëdha. Unë gjithmonë i përshëndes ndryshimet. Shpresoj që këto ndryshime të vijnë dhe në Shqipëri, pasi ka ardhur koha e rrotacionit dhe atje.
Sa i takon Mitrovicës veriore, nuk ka qenë ndonjë rrotacion. Fitoi përfaqësuesi i pakicës serbe. Ka shumë ndërhyrje nga Serbia për të mbështetur ndonjë preferencë në zonat ku ka shumicë serbe”, u shpreh Tahiri.(A2)