Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar procesin e konsultimeve politike për zgjedhjen e presidentit, duke e quajtur atë jo serioz dhe të paracaktuar.
Tahiri i është drejtuar nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Debat Plus duke i thënë se qëllimi ka qenë vendosja e një kandidati nga LVV në krye të institucioneve kryesore të vendit.
Ai ka deklaruar se procesi nuk ka qenë konsultativ dhe se që në fillim ka qenë e qartë se nuk do të arrihej marrëveshje politike për presidentin.
“Qëllimi ka qenë deri në ditën e fundit me mujt në atë pozicion me vendos një person i cili vjen nga LVV dhe këto tri pozita me qenë pozita që i udhëheq Albin Kurti në krye pikë. Me dashtë proces konsultativ e dimë sesi bëhet”, ka deklaruar ai në TV Dukagjini.
Tahiri gjithashtu ka thënë se një Kosovë e ka ditur që nga fillimi se zgjedhja e Vjosa Osmani nuk do të bëhej kurrë.