Tahiri: I kemi 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor, të hyjë në rend dite

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 10:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kanë kanë arritur t’i mbledhin 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht Tahiri ka kërkuar të hyjë në rend dite formimi i këtij Komisioni, e më pastaj të vazhdojë me marrëveshjet.

“Meqenëse jemi në fillim të seancës si grup i PDK dhe për komisionin hetimor kemi propozuar komisionin hetimor që është përkrahur nga 40 deputetë. Ne e kemi diskutuar edhe në seancën e kaluar dhe përmes këtij mocioni kërkojmë nga grupet parlamentare ta përkrahin formimin e këtij komisioni dhe kërkojmë të futet në rend dite dhe pastaj votojmë për marrëveshjet”, tha Tahiri.

Të ngjashme