Labinot Tahiri, me një fotografi që e ka bërë sot me shefin e tij në parti, Behgjet Pacolli, ka treguar se do t’i qëndrojë besnik atij.
E ka falënderuar publikisht se ia hapi dyert në skenën politike, prandaj ka thënë se nuk mundet që këtë ta përbuzë.
Labin Tahiri u bë deputet në Kuvendin e Kosovës si pjesë e listës së përbashkët me LDK-AKR-Alternativa, derisa emri i tij po përmendet vazhdimisht në media se do të jetë ai që do të votojë për PAN-in dhe kandidatin e saj për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Pacolli dhe AKR-ja e tij ka marrë qëndrim që të vazhdojë rrugën bashkë me koalicionin parazgjedhor, LAA.
Deklaratën e plotë të Tahirit:
Secili njeri në jetë e ka nga një mik në ditët e vështira! Mos i harroni ata.
Ditët e vështira, ishin ato, kur një pakicë e njerëzve më neglizhuan, disa nga ata bënin edhe shakatë më të ulëta me emrin tim…! Nganjëherë bile thoshin se edhe kam pas luajtur mendsh, derisa unë ndërtoja shtëpi e duke ua qarë hallin njerëzve të vendit tim!!!
Ndonjëherë, kur qante ‘Erdogan’ apo ‘Obama’, për vendet e tyre dhe miqtë e tyre për ta nuk bënin shaka, por me mua kishte shaka se kështu ndodh me neve shqiptarët vetëm njeriun tonë e përbuzim!!! Por me mua e kanë dhe do ta kenë të kotë përgjithmonë.
Pas disa kohe, pa pritur në aspektin politik, bile edhe human, doli ky njeri i cili e çmoi veprimtarinë time si Labinot Tahiri, duke besuar shumë se unë mund t’i shërbej vendit tim! Mendoj se jam shërbyes i mirë i këtij vendi ashtu do të vdes.
Ky njeri hapi rrugët e mia në aspektin partiak dhe politik.
Unë tani jam i zgjedhur nga populli si Deputet, por numrin 10 në zgjedhjet e Qershorit e kisha nga Behgjet Pacolli.
Faleminderit President.
Këtij njeriu do t’i qëndroj besnik ashtu sikurse jam deri më sot.
Një këshillë: RUANI MIQËT!