Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka deklaruar se do të fitojë në qytetin e Mitrovicës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor.
Sipas tij, mbështetja dhe forca i vijnë nga qytetarët e Mitrovicës, veçanërisht nga familjet e ndershme të këtij qyteti, dhe për këtë arsye ai beson se do të triumfojë falë entuziazmit të tyre.
“Garën e bëj me njerëz të mirë të Mitrovicës. Që nga dita e parë kam ecur rrugëve e rrugicave të qytetit, në secilën shtëpi, në secilin biznes, me njerëz të mirë dhe të ndershëm. Jam i bindur se do të fitoj”, u shpreh Tahiri mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Ndër të tjera, Tahiri tha se ndien presion qeveritar për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve.