Tahiri: I tmerrshëm propozimi i VV-së për Komision Hetimor, atëherë duhet t’i shkarkojë dy ministrat

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 12:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur të tmerrshme propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për formimin e një Komisioni Hetimor për dhunën në familje dhe vrasjen e tyre, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Tahiri tha se do të kishte kuptim që të njëjtën ta propozojë opozita.

“Ato që u diskutua në kudër të këtij takimi ishte edhe një iniciativë nga VV-ja për themelimin e një komisioni hetimor për hetimin e dhunës në familje dhe vrasjes së tyre. Sikur ky komision të propozohej nga opozita do të kishte kuptim, kjo të propozohet nga pushteti është e tmerrshme. Kjo qeverisje tash e dy vite ka dështuar në shumë hallka”.

“Si të themelohet komision hetimor kur e ke MD-në, MPB-në, policinë, e ke emëruar drejtorin e AKI-së. Ky nuk ka si të shkojë ndryshe veç me dorëheqjen e dy ministrave”, tha ai.

Tahiri foli edhe për marrëveshjen që Kosova e ka në tavolinë, teksa e quajti të dëmshme.

Tahiri ka thënë se tashmë po hapet një proces i ri i dialogut.

“Vetë institucionet e Kosovës në një formë po e kontestojnë shtetësinë tonë. Neni 7 po e etablon atë që do të ndërtohet e që ka me qenë autonomia e serbëve. Nuk është Asociacioni më çështje, është neni 7, është autonomia që ne e marrim si obligim ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Të ngjashme