Tahiri kërkon angazhim nga Kurti e ndërkombëtarët për lirimin e zyrtarëve policor

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 13:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar më shumë angazhim nga kryeministri Albin Kurti e faktori ndërkombëtar që tre policët e kidnapuar nga Serbia të lirohen sa më parë, raporton Ekonomia Online.

Në një deklarim për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri deklaroi se kjo situatë do të ndikojë në përkeqësim të raporteve ndëretnike.

“Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës kërkoj një angazhim më serioz së bashku me partnerët ndërkombëtare për lirimin e tre zyrtarëve policor të kidnapuar të cilët janë duke u mbajt peng realisht nga dhe kidnapuar nga forcat paramilitare të Serbisë e të cilët kanë bërë një cenim të integritetit territorial të Republikës së Kosovës”.

“Është e papranueshme që ata policë të mbahet atje dhe njëkohësisht do të ndikojë që në një formë apo tjetrën në përkeqësim të raporteve ndëretnike”, u shpreh Tahiri.

Të ngjashme