Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar që të diskutohet ligji për deklarimin e pasurisë për zyrtarë, në mbledhjen e ardhshme të kabinetit qeveritar.
Sipas tij, ky ligj është duke u draftuar, andaj duhet diskutim që të mos surprizohet askush.
“Jemi duke e draftu ligjin mbi deklarimin e pasurisë. Unë kisha dashtë që në mbledhjen e ardhshme ta kemi si pikë për diskutim sepse numri i zyrtarëve që do të deklarojnë është i madh që ka ardhë si propozim që ka ardh nga ekspertët. Nuk du me suprizu askënd prandaj duhet ta diskutojmë”, tha Tahiri.