Tahiri kërkon që ministrja Rizvanolli të raportojë për arrestimet në KEK – deputetët nuk e mbështesin

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në seancë si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset raportimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli për arrestimet që kanë ndodhur dje në KEK.

Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri tha se kjo gjë është e domosdoshme.

“Si Grup Parlamentar kërkojmë që si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset raportimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik mbi arrestimet që kanë ndodhur dje në KEK. Ne e dimë që KEK-u drejtohet nga një bord i emëruar nga qeveria, bordi ka emëruar një kryeshef që ka qenë zyrtar i lartë i LVV-së”.

Ai ka shtuar se si grup parlamentar në vazhdimësi i kanë ngrit shqetësimet e tyre rreth abuzimeve që kanë ndodh dhe keqmenaxhimin e krizës energjetike në Republikën e Kosovës.

“Kemi ngrit një komision hetimor dhe tashmë kemi përgatit një dosje për ta dorëzuar në prokurori për shkeljet që ka bërë pikërisht kryeshefi i KEK-ut. Andaj, është e nevojshme që ministrja sot të na tregojë se për çfarë abuzimesh bëhet fjalë, për çfarë tenderi është arrestuar kryeshefi i KEK-ut, sa është vlera monetare e abuzimeve që janë kryer etj”.

Pas propozimit të mocionit për ndryshim të rendit të ditës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka hedhur në votim këtë propozim i cili nuk mori mbështetje nga deputetët.

Në votim morën pjesë 77 deputetë, 32 votuan pro dhe 45 ishin kundër.

Të ngjashme