Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Besnik Tahiri, ka thënë se vetëm ballafaqimi me qytetarë është e vërteta.
Sipas tij, për këtë nevojitet një qeveri dinamike, andaj ka kërkuar besimin e qytetarëve që t’i përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës denjësisht.
“Të dashur qytetar të Kosovës kanë mbetur edhe dy ditë deri në përmbyllje të fushatës dinamike. Isha gjithandej Kosovës në fshatra dhe qytete dhe ajo që vërtetova edhe njëherë është se vetëm ballafaqimin me qytetarë e vërteta”, ka thënë ai.
“Për këtë nevojitet një qeveri dinamike. Kërkoj nga ju që të votoni kryeministrin Haradinaj, kërkoj nga ju që të më jepni besimin që t’iu përfaqësoj në Kuvend. Ky përfaqësim do të jetë i ndershëm, profesional, do të ballafaqoj të gjithë Kosovën me të vërtetën”, ka thënë Tahiri.