Tahiri: Kurti mund të na tregojë sa njerëz i ka pasur në qeli e sa shumë ka vuajtur e jo sa ushtarë i ka pas Dukagjini

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 10:08 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri sot në konferencë ka folur edhe për deklaratat e Qeverisë Kurti që të shihen listat e veteranëve, raporton Ekonomia Online.

Sipas Tahirit, është joserioze dhe e padinjitetshme që Kurti të ngrisë një çështje të tillë, kur nuk e di se çka ndodhur në luftë.

“Ramush Haradinaj nuk kërcënon, është kërcënim i Albin Kurtit ndaj gjykatës. Ramushi vec po i kallxon që nuk mund të më kallxosh sa ushtarë i kam pas në Dukagjin, se ti ke nejt në Prishtinë. Kurti mund të na tregojë sa njerëz i ka pasur në qeli e sa shumë ka vuajtur që ja njohim ato vuajtje e jo sa ushtarë i ka pas Dukagjini. Kjo është e pakuptueshme, jo serioze, me ia prek dinjitetin secilit ushtar e secili njeri’’, shtoi Tahiri.

Të ngjashme