Tahiri: Kurti po kërkon fajtor për krizën energjetike dhe s’po ofron zgjidhje

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, po sillen me papërgjegjësi totale dhe po e injorojnë problemin madhor siç është kriza energjetik.

Sipas Tahirit, Qeveria është dashur të jetë shumë më largpamëse dhe të kontraktojë energji shumë më herët me çmime të arsyeshme të tregut, raporton Ekonomia Online.

“AAK duke parë gjendjen e rënduar e krizës energjetike, dy javë më parë, më 13 dhjetor, ka kërkuar debat parlamentar për ta adresuar këtë çështje që është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Më 6 tetor të këtij viti, Ramush Haradinaj i është drejtuar Albin Kurtit që pas paralajmërimeve për krizën energjetike botërore, ‘a do të thellohet kriza energjetike në Kosovë?’. Ne po bëhen gati dy muaj e gjysmë e kemi ngrit alarmin te Qeveria të adresojmë këtë çështje që është bërë barra më e madhe për qytetarët e Kosovës”.

“Sot Qeveria në fakt më qëllim që ta zbeh dhe ta pengoj iniciativën tonë për debat përmbajtësor, ka sjell në Kuvend një vendim i cili në esencë është dashur të vi para këtij Kuvendi tash e shumë muaj më parë dhe vendim i cili praktikisht s’ka asnjë ndikim te qytetarët veç se justifikimin e kursit të Qeverisë në raportime te gjitha veprimet me shkëputjen dhe ndaljen e rrymës”.

“Siç jemi ne dijeni, Kosova tanimë është duke u përballur me krizën më të rëndë energjike që nga shpallja e Pavarësisë. Qytetarët e Kosovës, ekonomia, bizneset e mëdha dhe të vogla janë duke u përballur me reduktime shumë të ashpra mu në kohën kur temperaturat kanë rënë në zero, ajo që na bën më të shqetësuar është fakti që Qeveria dhe Kurti i cili po sillet me papërgjegjësi totale po e injoron këtë problem madhor”.

Tahiri ndër të tjerash tha se Kurti e la Kosovën në terr që të fitojë vota më shumë, pasi siç theksoi ai, ka dalë në fushatë për të kërkuar vota për kandidatët e Vetëvendosjes në komuna.

“Është për t’u habitur se si ka mundësi që Qeveria Kurti të harrojnë që tash e 15 vjet në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë mungesë të rrymës, ku qytetarët të mbesin pa rrymë jo dy orë siç thuhet por me 6-7 e deri 10 orë në ditë. Kurti duhet të kthej memorien e vet një vit më pas e të bindet si ka qenë Kosova dhe si është në aspektin energjetik. Kjo qeveri është dashur të jetë shumë më largpamëse dhe të kontraktoj energji shumë më herët më çmime të arsyeshme të tregut”.

“Kurti nuk ka pas mundësi që t’i bëjë këto veprime, pasi që me 13 tetor i ka lënë 700 punë anash pa kryer për t’iu dalë në ndihmë kandidatëve për të marrë pushtet në komuna. E len Kosovën në terr që të fitojë vota ma shumë, s’gjeti kohë që me veprime konkrete të parandalojë krizën energjetike. Kërkojmë nga Kurti e Qeveria që të jetë shumë ma serioz në këtë temë, të marrë përgjegjësinë për gjendjen në vend dhe të marrë vendime konkrete për ta stabilizuar gjendjen”.

“Kurti po lyp fajtor e s’po ofron zgjidhje, ai ka qenë dhe VV kundërshtari më i madh i investimeve në sektorin e energjisë. Kurti është zotuar që me qeverisjen e tij do të ulë çmimin e rrymës sepse është tepër e shtrenjtë. Sot nga pozita e udhëheqësit të qeverisë, thotë o reduktime o shtrenjtim. Qeveria po vepron gjithmonë pasi që po ndodh e keqja, kërkohet një lloj fajtori kujdestar por jo një zgjidhje e problemit”, tha Tahiri

Të ngjashme