Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me rritjen e propozuar të çmimit të energjisë elektrike qytetarit do i rrezikohet seriozisht mirëqeni. Ai ka thënë se situata e krijuar me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të rrymës, rrezikon ta sjell Kosovën, Qeverinë dhe qytetarët në bankrot, raporton Ekonomia Online.
Tahiri ia rikujtoi kryeministrit Kurti deklaratat sa ishte në opozitë, i cili thoshte se rryma në Kosovë është shtrenjtë.
“Ju keni marrë besim për me ofru zgjidhje. Ne 2019 keni deklaruar që rryma është shtrenjtë. Pas dy viteve po deklaroni që rryma është shumë e lirë dhe menjëherë pas pak kohe vini me një vendim për rritjen e çmimit të rrymës”, tha Tahiri.
“Kjo rritje e bankroton qytetarin e Kosovës, në kohën kur inflacioni është në nivelin më të lartë të mundshëm”, u shpreh ai.