Tahiri: Mazhoranca të qeverisë ose ta dorëzojë mandatin, zgjedhjet e reja opsion

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 11:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, dështimin e mbledhjes së Kryesisë e ka quajtur seri të dështimit nga koalicioni qeveritar, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ata nuk janë njoftuar se kjo mbledhje është anuluar, duke shtuar se mazhoranca ka dy opsione ose të qeverisë ose të dorëzojë mandatin te populli.

Tahiri ka kërkuar që ngërçi parlamentar të zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja në vend.

“Ne i bëjmë thirrje kësaj mazhorance të cilët e kanë marr mandatin pikërisht nga populli për të qeverisur dhe që të kthehen të jenë më të përgjegjshëm në raport me mandatin që kanë dhe të arrijnë që të tejkalojnë këtë ngërç ose e kundërta që ta kthejnë mandatin tek qytetari”.

“Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së mirë me zgjedhje të reja dhe meqenëse kemi hyre në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës, siç duket mazhoranca është në një krizë të thellë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me Qeverisë”.

“Nuk e kanë vullnetin me qenë prezent në Kuvend. Ju e keni parë nuk janë as ministrat, as deputetët. Kjo mazhorancë i ka dy drejtime. Ja duhet ta kthejë mandatin te populli, ose duhet me qeverisë vendin. Këta janë duke abstenuar realisht”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/serish-deshton-mbledhja-e-kryesise-ska-kuorum/?fbclid=IwAR2EPeLnCbvUCPSJ6WcJpC_sPhfKa5lZynAOUCA5F3Ff8Kpc1X3VpsJ3yEk

Të ngjashme