Tahiri: Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka fituar vetëm populli i Kosovës

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i AAK-së Besnik Tahiri,  përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka fituar vetëm populli i Kosovës

Postimi i plotë:

“Gjykata Kushtetuese sot vendosi që vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve të shpall si vendim i cili është nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën. Nga ky vendim, fitues është vetëm populli i Kosovës, të cilit iu garantuan të drejtat dhe liritë fundamentale, duke i bërë ato të paprekshme nga ambiciet autoritare të liderëve politikë dhe njëherit viktimë të vendimeve të papërgjegjëshme politike”.

Të ngjashme