Tahiri merr mbështetje nga ambasadori italian për reformimin e administratës shtetërore

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka takuar ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për pakon e ligjeve për reformimin e administratës shtetërore, si dhe Ligjin për Qeverinë.

Ai ka marr mbështetjen e ambasadorit italina për reformat e nisura në administatën shtetërore..

“Sot, takova Ambasadorin Italian në Kosovë z. Piero Cristoforo Sardi, të cilin e informova për reformat e ndërmarra nga Qeveria rreth administratës shtetërore. Në fokus e patëm diskutimin për pakon e ligjeve për reformimin e administratës shtetërore si dhe Ligji për Qeverinë i cili është në fazën e fundit. Ambasadori Sardi shprehi mbështetjen e tij të plotë në procesin e reformimit të administratës shtetërore”, ka shkruar Tahiri në faqen e tij në facebook.

Të ngjashme