Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se propaganda e Qeverisë se në veri po bëhen ndryshime thelbësore, nuk është e vërtetë.
Tutje ajo ka shkruar se veriu është pa sovranitet të shtetit e me protektorat të shtuar, ku siç thotë ajo forcat e KFOR-it çdo ditë po shtohen.
Sipas Tahirit, në veri nuk funksionojnë gjykata e Kosovës e as katër komunat, nuk paguhet rryma e as faturat nuk iu kanë shkuar qytetarëve.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Veriu pa sovranitetin e shtetit plus me protektorat te shtuar, forcat e KFOR-it çdo dite po shtohen ne veri – propaganda e qeverise se ka bere ndryshime thelbësore ne veri janë te pavërteta – ne veri nuk funksionojnë gjykatat e Kosovës, nuk funksionojnë katër komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymës nuk iu kane shkuar qytetareve.
I vetmi institucion qe funksiononin është policia e Kosovës por pa policet serb. Ne qeveritë e kaluara e shtrijmë sovranitetin ne veri, i vendosem te gjitha institucionet e shtetit ne veri, e vendosem kufirin me Serbinë, madje shënjuam dhe pikat kufitare.