Tahiri nga Hani i Elezit njofton se shpejt do të prezantohet Ligji i ri i Financave Lokale

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri sot ka filluar nga Hani i Elezit vizitat konsultative nëpër komunat e Kosovës.

Ai po thotë se vizitat do t’i zhvillojë me qëllimin për të çuar përpara projekte të rëndësishme që lidhen me nivelin qendror, njofton Klan Kosova.

Tahiri bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet edhe një Ligjin e Financave Lokale, përmes të cilit synon që të përmbushë pritjet e komunave për dhjetë vjetë.

Postimi i plotë:

Do të vazhdoj të jem afër komunave, aty ku zhvillohet jeta
Sot, kam filluar vizitat konsultative me komunat e Kosovës me qëllim ndërtimin e një agjende të përbashkët bashkëpunuese, për të çuar përpara projektet e rëndësishme që kanë relacion me nivelin qendror duke vizituar komunën e Hanit të Elezit, ku jam pritur nga kryetari i kësaj komune, Rufki Suma.

Gjatë takimit, theksova se ky është një fillim i mirë i zhvillimit të një konsulte të vazhdueshme, pasi që kryetarët e komunave janë në komunikim direkt me qytetarët të cilët presin prej tyre shërbime më cilësore dhe efikase, ndërsa vetëm me punë dhe politika zhvillimore mund të ecim para, duke shprehur përkushtimin tonë që të jemi afër qytetarëve.

Me vizitat konsultative në secilën komunë, si qeveri së shpejti do të prezantojmë Ligjin e ri të Financave Lokale i cili do të përmbushë pritjet e komunave në dhjetë vitet e ardhshme.

Të ngjashme