Ekonomia Online
FUNDIT

Tahiri: Pa luftë nuk merren Lugina

Tahiri: Pa luftë nuk merren Lugina

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shfaqur ashpër kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Ai madje tha se Presheva, Medvegja e Bujanoci, s’mund t’i bashkohen Kosovës, pa luftë. ”Kjo punë nuk është me lujt ‘puzzle’”. ”Në këtë shtet ka një histori. Riorganizimi territorial është eksperimenti më i gabueshëm, ka qenë projekti i […]

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shfaqur ashpër kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Ai madje tha se Presheva, Medvegja e Bujanoci, s’mund t’i bashkohen Kosovës, pa luftë.

”Kjo punë nuk është me lujt ‘puzzle’”.

”Në këtë shtet ka një histori. Riorganizimi territorial është eksperimenti më i gabueshëm, ka qenë projekti i parë i kryeministrit serb Zoran Gjingjiq”.

”Shkëmbimi territorial, është gabimi më fundamental që i bëhet kombit shqiptar, dhe këtij shteti. Kjo është Kosova”, ka deklaruar Tahiri në Rubikon.

Të ngjashme