Tahiri për Kurtin: Nuk mbahet mend të ketë pasur një kryeministër i cili ka tentuar të ndërhyjë në lidershipin e sindikatave

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës tha se Kryeministri Albin Kurti përpos neglizhencës për ta proceduar në Kuvend Ligjin e Pagave, po tenton të ndërhyjë direkt në pavarësinë e sindikatave.

”Janë 80 mijë shërbyes civil të cilët kërkojnë zgjidhje nga ju”, u shpreh ai.

Tutje ai tha se Qeveria e Kosovës po tregohet e dobët sa i përket plotësimit të agjendës legjislative.

”Janë 188 ligje të cilat janë në agjendën legjislative, ndërkaq Qeveria është e pazotë ta përmbushë këtë agjendë”, tha ai ndër të tjera.

Të ngjashme