Tahiri për vdekjen e 14 vjeçarit: Vetëdija jonë kundër dhunës duhet të kalojë në nivel kuptimplotë

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 15:30 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka komentuar rreth rastit tragjik në Kamenicë, ku një 14 vjeçar ka ndërruar jetë pas dhunës së ushtruar nga babai i tij.

Postimi i tij i plotë:

Ka gjera për të cilat edhe nëse nuk flet përgjegjësia që bartim, flet ana shpirtërore që ndajmë si njerëz, si familjarë dhe si qytetarë.

Rasti tragjik i humbjes së jetës së të riut nga Karaqeva e Kamenicës, është rast që duhet të na nxisë më shumë se kurrë për të fuqizuar komunikimin komunitar dhe institucional, që dhuna në familje dhe në çfarëdo rrethane të marrë fund. Çdo gjë është e kompenzueshme përveç jetës së njeriut.

Vetëdija jonë shoqërore kundër dhunës duhet të kalojë në nivel kuptimplotë dhe të arrijë efekte edukuese e parandaluese. Ky është obligim i të gjithë ne.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme