Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka numëruar ngecjet që shteti ynë i pati gjatë këtij viti. Ai ka thënë se këtë vit nuk patëm liberalizim, as njohje të reja. Por, ka vënë theksin te presidentja Osmani që sipas tij e përdorë mllefin për […]
Tahiri: Presidentja Osmani përdorë mllefin për të mbuluar deficitet politike

Ai ka thënë se këtë vit nuk patëm liberalizim, as njohje të reja.
Por, ka vënë theksin te presidentja Osmani që sipas tij e përdorë mllefin për të mbuluar deficitet politike.
Ai ka thënë se në “Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin”.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë vitit 2022, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re, nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol, nuk ka as liberalizim vizash e as status kandidati për BE, as anëtarësim në Partneritet me NATO-n, dhe për më keq, vet përbërja e shtetit tonë është bërë temë diskutimi në koncept nota e propozime.
Kështu që në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike.











