Tahiri priti në takim ambasadoren turke Kiliç

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 14:59 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka pritur në takim njohës Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, KivilcimKiliç.

Ambasadorja Kiliç fillimisht përgëzoi Ministrin Tahiri për detyrën e re dhe njëherit rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të Turqisë edhe në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi, Tahiri falënderoi ambasadoren Kiliç për mbështetjen e ofruar në emër të shtetit të saj dhe njëherit e njoftoi Ambasadoren Kiliç me prioritetet dhe hapat të cilat do të ndërmerr si Ministër i Drejtësisë gjatë mandatit të tij.

Në fund të takimit të dyja palët u pajtuan për zgjerim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme