Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, BesnikTahiri, është shprehur se në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, kanë shqyrtuar raportin vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) për vitin 2020.
“Në takim theksova se KPM-ja është institutcion i rendësishëm për ne dhe është në interesin tonë puna sa më efikase e këtij institucioni. Puna e KPM-së në forcimin e mediave të pavarura dhe profesionale është esenciale”, ka thënë Tahiri.
Tutje, ai ka njoftuar se gjatë shqyrtimit të raportit, ka theksuar se rregullorja e miratuar nga ana e KPM-së si mangësi e ka debatin publik që mund të ketë ardhur si pasojë e pandemisë.
“Ndërkaq, sa i përket kërkesës së KPM-së për rritje të buxhetit për vitin vijues, theksova se pasi të na i tregojnë arsyet pse po kërkohet rritje buxhetit, pajtohem me këtë në parim”, ka përfunduar ai.https://www.facebook.com/731671610/posts/10157783676826611/?d=n