Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së për komunën e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se do të punojë në punësimin e grave.
Ai këtë e tha gjatë takimit me asamblistën e kësaj partie, Fakete Dushi.
“Sonte ishim në familjen e asambleistes sonë, Fakete Dushi me nr. 9. Ky do të jetë mandati i 3 i znj. Fakete Dushi në Asamble e ku me dinjitet ka mbrojtur barazinë, drejtësinë dhe punësimin e grave me shami në institucione publike”.
“Është detyrë e imja dhe e çdo Kryetari tjetër që të punoj më shumë për punësimin e grave. Do të transferojmë buxhetin nga asfalti e do ta orientojmë në punësim e përkrahje të gruas dhe të rinjve. Ky është mandati ynë, ky është obligimi e detyrimi ynë!”