Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Ajo gjatë këtij fjalimi tha se edhe pas gjashtë vjetëve të negociatave, Serbia vazhdon të jetë pengesë në këtë çështje, duke paraqitur pengesa të vazhdueshme dhe të pabazuara.
Pengesat e fundit kanë të bëjnë me regjistrimin e një kompanie të re për furnizim të energjisë në Kosovë, në bazë të ligjeve të Kosovës. Kjo parashikohet nga marrëveshja e Energjisë, e cila në nenin 4 përcakton se një kompani e re do të regjistrohet dhe të veprojë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative të Kosovës.
Fjalimi i plotë i Edita Tahirit:
Marrëveshja e Brukselit për energjinë është arritur më 8 shtator 2013 në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ndërsa Plani për Zbatim të marrëveshjes është arritur më 18 shtator 2014.
Marrëveshja ka përcaktuar që Kosova, respektivisht operatori i sistemit të Transmisionit të Energjisë të Kosovës –KOSTT – të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të bëhet anëtar i ENTSO-E (Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit ).
Si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit, Kosova është pavarësuar ndërkombëtarisht në fushën e transmisionit të energjisë më 1 tetor 2015, kur KOSTT ka nënshkruar marrëveshjen për kyçje me ENTSO-E. KOSTT është gati për të filluar funksionimin e tij si OST e pavarur.
Mirëpo, KOSTT ende praktikisht nuk mund të filloj veprimin si transmetues i pavarur i energjisë së Kosovës. Kjo për shkak se Serbia refuzon të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, pavarësisht se ka nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare në Bruksel dhe pavarësisht zotimeve se të dyja shtetet kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të përmbushur të gjitha detyrimet e tyre në bazë të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, dhe për të aplikuar acquis e energjisë të BE-së.
Marrëveshja e Brukselit për energjinë në nenin 2 parashikon që KOSTT dhe EMS të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe brenda 3 muajve, për vendosjen dhe rregullimin e marrëdhënieve mes dy Operatorëve të Sistemit të Transmisionit. KOSTT do të njihet si Operator i Sistemit të Transmisionit për territorin e Kosovës me qëllim të pjesëmarrjes në të gjithë mekanizmat relevantë (ITC, Menaxhimi i ngjeshur, etj.). EMS do të mbështesë KOSTT-in që të bëhet një anëtar i ENTSO-E.
Marrëveshja për Energji ka qenë në tryezë për negocimin në Bruksel për rreth gjashtë vjet. U deshën më shumë se tre vjet për të arritur marrëveshjen dhe një vit për të rënë dakord me planin e veprimit. Edhe pse të dy dokumentet parashikonin zgjidhje të çështjeve të energjisë në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, megjithatë, BE-ja është dashur për t’u përfshirë në punë të mëtejshme te lehtësimit për të ndihmuar palët të përcaktojnë detajet shtesë mbi zbatimin gjatë vitit 2015. Marrëveshja shtesë për këtë çështje, u arrit më 25 gusht 2015 në nivelin më të lartë politik në mes të dy shteteve nën lehtësimin e BE-së. Ajo ka përcaktuar detajet e fundit të detyrimeve të zbatimit për të dyja palët, por nuk ka ende asnjë përparim në zbatimin e marrëveshjes të Energjisë.
Edhe pas gjashtë vjetëve të negociatave, Serbia vazhdon të jetë pengesë në këtë çështje, duke paraqitur pengesa të vazhdueshme dhe të pabazuara. Pengesat e fundit kanë të bëjnë me regjistrimin e një kompanie të re për furnizim të energjisë në Kosovë, në bazë të ligjeve të Kosovës. Kjo parashikohet nga marrëveshja e Energjisë, e cila në nenin 4 përcakton se një kompani e re do të regjistrohet dhe të veprojë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative të Kosovës. Kjo kompani e re nuk është regjistruar ende sepse nuk ka respektuar ligjet e Kosovës gjatë aplikimit për regjistrin. Refuzimi i Serbisë të lejojë këtë kompani të re, e cila është një degë e një kompanie të energjisë serbe, për t’u regjistruar në përputhje me ligjin e Kosovës, lidhet me arsyeje politike, sepse respektimi i ligjeve të Kosovës nënkupton njohjen e shtetit të Kosovës, dhe kur e ka nënshkruar marrëveshjen ka pranuar ta bëjë këtë.
Rëndësia e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për energji është e shumanshme, për Kosovën dhe rajonin. Kjo do të ndihmojë në konsolidimin e sistemit të Kosovës të transmetimit të energjisë dhe stabilitetit energjetik, stabilitetit rajonal të energjisë dhe të sigurisë, fillimin e interkoneksionit të energjisë Kosovë-Shqipëri, e konsolidimit të infrastrukturës energjetike në rajon dhe Evropë.
Përpjekjet e Kosovës në heqjen e pengesave të zbatimit
Qeveria e Kosovës ka qenë vazhdimisht duke i bërë thirrje BE-së, SHBA-ve dhe Gjermanisë për të ndihmuar në zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, duke kërkuar nga Serbia që të ofrojë nga ajo që ka pranuar dhe nënshkruar. Përpjekje është bërë nga ENTSO-E dhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë që të përpiqen për të gjetur rrugëdalje nga ky ngërç, pa rezultate deri më tani. Ministria për Dialog, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Punëve të Jashtme dhe KOSTT kanë qenë në koordinim të plotë në të gjitha përpjekjet diplomatike duke nxitur partnerët ndërkombëtarë në nevojën për zbatimin e marrëveshjes. Çështja u ngrit në Samitin e Ballkanit Perëndimor te Gjashtë vende në Paris 2016, në konferencat ministrore të Evropës Juglindore.
Samiti i Parisit i mbajtur më 5 korrik 2016 për zbatimin e WB6 ka përfunduar si në vijim: Çdo OST duhet të lejojë transmetimin e energjisë elektrike, Sistemin dhe Operatorin e Tregut në Kosovë (KOSTT) të jetë i lidhur me Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike ( ENTSO-e) dhe alokimin e kapaciteteve në linjat e interkonjeksionit të saj me vendet fqinje, në përputhje me Marrëveshjen e Kyçjes nënshkruar me ENTSO-e. Për më tepër, dështimi i Serbisë për të zbatuar këtë është duke paraqitur pengesa për bashkëpunim rajonal në fushën e infrastrukturës, veçanërisht në iniciativën e Gjashtë të Ballkanit Perëndimor se ndër të tjera përfshin lidhjen rajonale në sektorin e energjisë.
Në mbështetje të gjetjes së zgjidhjes, Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë në mbledhjen e mbajtur më 14 tetor 2016, pas një ankese nga KOSTT kundër Serbisë në rastin ECS-3/2008 u konfirmua se Serbia ka shkelur Traktatin për Themelimin e Komunitetit të Energjisë në Evropën Juglindore, respektivisht neni 6 i rregullores EC 1228/2003 në lidhje me Kosovën. Ata kanë caktuar 31 dhjetorin 2016 si afatin e fundit për Serbinë për të zgjidhur këtë çështje.
Takimi i Nivelit të Lartë i ENTSO-E dhe SEE OST më 2-3 nëntor 2016 në Selanik arriti në përfundimin se mos zbatimi i KOSTT—ENTSO-E marrëveshjes për kyçje paraqet çështje bllokuese për liberalizimin e mëtejshëm të tregut të energjisë elektrike dhe integrimin në rajon.
ENTSO-E në përpjekjet e saj për të ndihmuar për tejkalimin e kësaj çështjeje u mblodh në një takim më 25 nëntor 2016 duke ftuar edhe KOSTT dhe EMS, me qëllim të gjetjes se mundësisë për të vënë në funksionim marrëveshjen 2015 e lidhjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E. Megjithatë, asnjë rezultat nuk doli prej tij, duke pasur parasysh se Serbia e refuzoi propozimin e zgjidhjes nga ENTSO-E.
Si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit për energji, Kosova është pavarësuar ndërkombëtarisht në fushën e transmisionit të energjisë. Kjo ka ndodhur në tetor 2015, kur Kosova përkatësisht KOSTT-i ka nënshkruar marrëveshjen për operim të pavarur shtetëror në fushën e transmisionit të energjisë me organizatën evropiane të sistemeve transmetuese të shteteve (ENTSO-E). Pra, ligjërisht Kosova ka marrë njohjen ndërkombëtare si shtet i pavarur në fushën e transmisionit të energjisë. Por, fillimi i punës në praktikë është bllokuar nga Serbia tash e dy vite, gjë e cila ka ndikuar edhe në mos nisjen e funksionimit të interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.
Ne, Qeveria e Kosovës vazhdimisht kemi ngritur shqetësimet dhe kemi kërkuar nga Bashkimi Evropian zhbllokimin e këtij procesi, duke potencuar se barra e stabilitetit energjetik rajonal ka mbetur mbi supet e Kosovës dhe se Kosova nuk mund ta mbajë këtë barrë në dëmin e vet. Me fjalë tjera Kosova nuk mund të lejojë edhe më tej që Serbia të përdorë për qëllime transiti linjat transmetuese të Kosovës dhe të mos paguaj kompensimet financiare për këtë çështje.
Qeveria e Kosovës dhe unë si kryenegociatore në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Jashtme dhe KOSTT-in kemi bashkërenduar përpjekjet diplomatike që të kërkojmë nga partnerët ndërkombëtar zhbllokimin e saj, duke theksuar se në një moment të caktuar do të jemi të detyruar që të marrim masa të duhura për të ndalur keqpërdorimet e Serbisë. Bashkimi Evropian ka ndërmarrë disa masa detyruese ndaj Serbisë duke e kushtëzuar Serbinë me kapitullin 35, me të cilën Serbia detyrohet të zbatojë gjitha marrëveshjet, përfshirë dhe marrëveshjen e energjisë nëse dëshiron të bëjë përparime në rrugën e integrimit evropian.
Pasojat nga moszbatimi në kurriz të Kosovës
Dështimi i Serbisë për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Energjisë ka pasur ndikime të gjera negative. Kosova ka vazhduar të përjetojë humbjet e shkaktuara prej shumë vitesh, për shkak se Serbia refuzon të paguajë tarifat në KOSTT për përdorimin e linjave të transmetimit të energjisë në Kosovë si vend transit dhe për shkaktimin e kongjestionit.
Praktikisht, stabiliteti energjetik dhe i sigurisë në rajon është vendosur në shpatullat e Kosovës në kurriz të Kosovës. Më 6 gusht 2008, Kosova përkatësisht KOSTT ka paraqitur kontestin para Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe është vendosur pozitivisht për Kosovën. Megjithatë, BE-ja nuk ka lejuar zbatimin e vendimit nën arsyetimin se ajo do të zgjidhet nëpërmjet dialogut në Bruksel. Tani gjashtë vjet më pas, duket se agonia u zgjat dhe, Serbia amnistohet për shkelje të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Kosova ka vazhduar të luajë një rol të stabilitetit, edhe pse ajo mund të përdorë masa të njëanshme kundër shkeljeve të Serbisë.
Në kontekstin rajonal, dështimi i Serbisë për zbatimin e marrëveshjes ndikon negativisht në bashkëpunimin rajonal mbi sigurinë e energjisë dhe stabilitetin. Ajo ka bllokuar gjithashtu fillimin e linjës interkonektive 400 kV në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për shkak të faktit se KOSTT është bllokuar për të operuar në mënyrë të pavarur, edhe pse me ligj është një OST e pavarur duke pasur parasysh marrëveshjen e nënshkruar me ENTSO-E.
Në mungesë të rezultateve, ministrja për Dialog dhe kryenegociatorja rregullisht ka ngritur shqetësime në lidhje me këtë çështje me dialogun e lehtësuar nga BE, ndërsa ajo e ka kushtëzuar zbatimin e marrëveshjes e Asociacionit në Bruksel me zbatimin e marrëveshjeve për kodin e telekomit të shtetit , largimin e barrikadës nga Ura e Mitrovicës dhe energjinë. Ndërsa dy ish-marrëveshjet janë zbatuar kjo e fundit mbetet pezull.
Qasja në veri të vendit pezull
Për shkak të mos zbatimit të marrëveshjes së energjisë, KOSTT dhe KEDS si distributor i vetëm publik ende nuk kanë qasje në pjesën veriore të Kosovës. Gjithashtu, shërbimet e shpërndarjes nuk mund ende të ofrohen për konsumatorët në veri, sepse KEDS nuk mund të nënshkruaj kontratë me kompaninë e re të furnizimit e cila mbetet e paregjistruar dhe pa licencuar e bllokuar nga Serbia. Përveç kësaj, konsumi i energjisë nga qytetarët në veri vazhdon të jetë i papaguar, i cili krijon humbje në KEDS dhe KESCO, të cilat janë duke u kompensuar duke i ngarkuar qytetarët e pjesëve të tjera të vendit.
Aspekte të tjera të marrëveshjes
Në fazat e hershme, ka pasur pak progres në zbatim, duke pasur parasysh se janë nënshkruar dy marrëveshje bilaterale operacionale në mes të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht në mes të KOSTT dhe EMS, nën lehtësimin e Sekretariatit të Komunitetit Energjisë të BE. Këto dy marrëveshje synojnë vendosjen dhe rregullimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet operatorëve të sistemit të transmisionit të dy shteteve. Këto dy marrëveshje janë: Marrëveshje kornizë për bashkëpunim në operimin e sistemit të transmisionit në mes të KOSTT dhe EMS nënshkruar më shkurt 2016, e vlefshme nga 25 shkurt 2014 dhe Marrëveshjes Inter TSO për Menaxhimin e rrjetit dhe sistemit të operimit në mes të KOSTT dhe EMS nëntor 2014. Megjithatë, zbatimi i tyre është bllokuar edhe për shkak të dështimit të Serbisë për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit që parashikonte për KOSTT të operoj si operator i pavarur i transmetimit të energjisë së Kosovës.