Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri e ka pyetur sërish kryeministrin Albin Kurtin se kush janë kriminelët e luftës që duhet të largohen nga institucionet, raporton Ekonomia Online.
Krejt kjo lidhur me deklaratën e Kurtit në Bruksel se ka ende kriminelë të luftës në Ballkanin Perëndimor.
“Pas një darke në Bruksel z.kryeministër ju u prononcuat për krime luftë dhe për pastrimin e kriminelëve të luftës në Ballkanin Perëndimor. Pra, pse nuk patët guxim z.Kryeministër që t’i thoni Znj. Bërnabiq dhe të kërkoni nga ajo që Republika e Serbisë duhet të çlirohet nga kriminelët dhe ata kriminelë që kanë kryer krime në Bosnjë Hercegovinë dhe në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë”.
“Por e zgjeruat hartën, në kuadër të këtyre krimeve e vendosët edhe Kosovën edhe Maqedoninë e Veriut, kush janë kriminelët e luftës që duhet të largohen nga institucionet e Kosovës? Pse nuk e patët guximin me kërku një gjë nga Serbia, mirëpo e futët edhe Kosovën në një hartë të tillë”.
“A ka kriminelë në Republikën e Kosovës që kanë kryer krime? Ne e dimë gjenocidin që e ka kryer Serbia dhe regjimi i Slobodan Millosheviqit pjesë e të cilit ka qenë edhe presidenti i tanishëm, Aleksandar Vuçiq, që ju nuk po keni guximin me ja thënë. Në këtë rast po i futni edhe ushtarët e UÇK-së, veteranët e luftës pjesë e kësaj harte që kanë kryer Serbia. Dil edhe thuaja edhe Vuçiqit edhe Serbisë se kanë kryer krime, mos u frikëso nga ata”.
“Do të jetë çështje ditë kur do ta votoni reciprocitetin dhe askush nuk e ka prit. Pse hyni në një proces të tillë që do të na dëmton në të ardhmen”.
Kurse deputetja Ariana Musliu ka pyetur Qeverinë se cili është qëllimi i dialogut me serbët lokal, raporton EO.
“Përveç reciprocitet cili është qëllimi juaj qe doni të arrini me dialogun me serbët lokal”.