Tahiri takon ambasadorin norvegjez Per Strand Sjaastand

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 13:21 | Nga

Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, sot  ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri, vlerësoi lart marrëdhëniet e Kosovës dhe Norvegjisë, u shpreh i përkushtuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe në Drejtësi,  në veçanti  në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, përcjell EkonomiaOnline.

Në anën tjetër, Ambasadori Per Strand Sjaastand, theksoi se Norvegjia përkrahë angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon, duke ofruar mbështetje në këto procese, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme