Tahiri takon banorët e lagjes “Shotë e Azem Galica” e “Bahri Kuqi” premton 2 çerdhe të reja në këto lagje dhe 2 terrene sportive

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e takimeve të shumëta me qytetarë, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri ka takuar banorët e  lagjes “ Shotë e Azem Galica” e “Bahri Kuqi”  të cilëve ju ka premtuar ndërtimin e 2 qerdheve të reja dhe 2 terrene sportive.

“Faleminderit Kalaja 2 dhe 3 për mbështetjen e përkrahjen e vazhdueshme.

Dje ju kam dhënë zotimin banorëve të këtij lokaliteti që krahas programit tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme për ndërtimin e 7 qerdheve publike: 2 në qytet e 5 në fshatra, pikërisht njëri lokacion për ndërtimin e qerdhës do të përzgjedhet në mes të rrugëve “Shotë Galica” dhe “Azem Galica” ndërsa lokacioni tjetër do të jetë në mes të rrugëve“Bahti Kuqi” dhe “2 Maji” ,ka thënë ai.

Ndër të tjera, Tahiri ka thënë se do të do të ndërtojë nga një teren sportiv për të dy komunitetet, përfundimin e ndriçimit, trotuarin në rr. “Azem Galica”dhe zgjerimin e saj që lidhet me magjistralen M2  si dhe  ka bërë të ditur që javën e arshme  do të fillohet mbjellja e drunjëve dekorarivë.

“Të dashur qytetarë, kemi treguar që premtimet e dhëna ne i mbajmë në plotni; andaj edhe këto projekte do t’i realizojmë në bashkëpunim e në konsultim me ju” është shprehur ai.

Të ngjashme