Tahiri thotë se askush s’mund ta kërcënojë Kosovën, komenton betimin e kryetarëve në veri

Prishtinë | 20 Maj 2023 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, është shprehur i bindur se askush nuk mund ta kërcënojë Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri i pyetur nga gazetarët rreth kërcënimeve nga Lista Serbe e Serbia pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së veriut.

Problemi sipas tij, është se kreu i Qeverisë ka marrë vendime të pa matura e krye në vete që po e dëmtojnë vendin.

Kosova ka garnaci për shtetësinë e saj, prandaj edhe nuk duhet të frikësohet, thotë Tahiri duke pohuar se Serbia po e destabilizon rajonin.

“Kosovën nuk mundet më kërcënuar as Lista Serbe as askush. Problemi është se kryeministri ka marrë vendime krye në vete, veprimet e tij janë eksperemintale, taktike. Kem garancion për shtetësi, por duhet të punojmë, Kosova nuk duhet të frikësohet”.

“Serbia po do me destabilizur rajonin, Vuciqi edhe njeri kryesor i Rusisë në këtë pjesë. Veprimet pamatura po e dëmtojnë Kosovën”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme