Tahiri thotë se do ta takohen me Palmerin e Lajçakun: Kryeministri të jap llogari për marrëveshjet

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 13:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se do të takohen me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Mattheë Palme dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Ekonomia Online.

Por se çka do të diskutohet në takim ai nuk e bëri të qartë, vetëm se shtoi se e kanë bërë të qartë që kryeministri Kurti duhet të raportojë rregullisht në Kuvend, qoftë për marrëveshje të fshehta apo publike.

“Takimet me Palmerin dhe Lajçakun do të ndodhin edhe me subjektet e tjera politike, pra ne do të kemi takim si Aleancë dhe nëse ka diçka që duhet me raportuar”.

“… ne e kemi thënë që Kurti duhet të ketë një proces të rregullt në Kuvend dhe raportim për çdo marrëveshje të fshehtë apo e hapur, por që do të dëmtonte vendin”.

Palmer në orën 15:25 pritet ta takojë presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Kjo e fundit është nikoqirja e parë edhe për të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i  cili në Prishtinë arrin në orën 14:15, ndërsa në 15:55 e  ka takimin me kryetaren e shtetit, Osmanin.

Në agjendë të Lajçakut është edhe takimi me kryeministrin Albin Kurti të cilin pritet ta takojë në 16:30, përderisa pas kësaj e ka të planifikuar bisedën me kryedimplomaten Donika Gërvalla Schwartz.

Dyshja Lajçak-Palmer të martën pritet të dalin në konferencë për medie.

Të ngjashme