Tahiri: Unë si kryetar i ardhshëm i Vushtrrisë do të jem përkrah bizneseve që krijojnë vende pune

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vizituar fabrikën në Bukosh që punëson shumë gra, BE Commerce.

Tahiri theksoi se afër kësaj puntorie do të vendoset qerdhja e re.

Megjithatë, ai shtoi se Komuna do të jetë në krah të biznesit që krijon vende pune me masa lehtësuese.

Postimi i plotë:

BE Commerce është krenari për Vushtrrinë, prodhues vendor shembullor, që punëson shumë gra në fabrikën në Bukosh.

Qerdhja e re në Bukosh do të jetë afër këtyre punëtorëve, lehtësim për secilin sepse do të kenë fëmijët në një vend të sigurtë, e do të jenë të qetë në punë.

Unë e Komuna do të jemi në krah të biznesit që krijon vende pune me masa lehtësuese. Jam shumë i lumtur e krenar me suksesin e kompanive vushtrriase.

Të ngjashme