Kohën e Ikindisë e Akshamit kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri e kaloi me Këshillin e Bashkësisë Islame.
Tahiri së bashku me Prof. Shemsi Rrahimi e imamët diskutuan për zhvillimin e mirëqenien e qytetarëve të Vushtrrisë.
Mes tjerash, kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri shtoi se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Postimi i plotë:
Kohën në mes Ikindisë e Akshamit e kaluam me Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri. Bashkë me Prof. Shemsi Rrahimi e imamët e nderuar biseduam për zhvillimin e mirëqenien e qytetarëve të Vushtrrisë. I jam falënderues KBI në Vushtrri për mbështetjen e bashkëpunimin në këto 4 vite në Komunë e sidomos gjatë Pandemisë Covid 19, ku KBI ka ndihmuar me qindra familje vushtrriase. Bashkëpunimi i mirë në mes të Komunës e Bashkësisë Islame është në interes të qytetarëve të Vushtrrisë, prandaj do të vazhdojmë këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm. #selam