Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Labinot Tahiri, ka uruar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për rezultatet e zgjedhjeve, duke thënë se uron që qytetarët të kenë bërë zgjedhjen më të mirë.
Ndërkaq ai tha se Vjosa Osmani arriti që për një muaj t’ia kthente krenarinë e LDK-së si Rugova dikur, duke mbledhur aq shumë vota.
Tahiri shtoi se janë në pritje të rezultateve për deputetë e pastaj do të marrë veprimin e radhës.
Postimi i plotë:
“Ju falenderoj pa masë për besimin tuaj në zgjedhjet e 6 tetorit, do të ju jem mirënjohës tërë jetën.
Do u jem mirënjohës edhe që nga dita e parë kur u futa në politikë dhe kur më besuat që tê isha deputet!
Sinqerisht, urime LVV-së dhe Albin Kurtit për fitoren në këto zgjedhje, uroj që qytetarët të kenë bërë zgjedhjen më të mirë për Kosovën.
Urime edhe për Znj, Vjosa Osmani, e cila arriti në njê kohê prej një muaji ta kthej krenarië e LDK-së si Rugova dikurë duke mbledhur aq shumë vota!
Me një fjalë suksese e respekt për çdo qytetarë që u lodhën për ne duke na përkrahur deri në këto ditë zgjedhje!
Po presim rezultatet nga partia se si po dalim si deputet, dhe pastaj do të marrë veprimin e radhës!
Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.