Tahirsylaj paralajmëron vërshime, në rast se vazhdojnë reshjet e shiut

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se në vend do ketë reshje atmosferike të kohë pas kohshme.

Ai tha se në Kosovë ka mundësi që të ketë vërshime të intensitetit të dobët.

“Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e shtypjes atmosferike, për rrjedhojë moti do të jetë me reshje shiu dhe në vendet kodrinore-malore, përkatësisht mbi 1000 metra në nivel të detit ka reshje bore. Kjo gjendje sinoptike do të jetë e qëndrueshme deri në fund të javës. Mirëpo, nga mesi i javës do të ketë ndërprerje të vogël të saj, por prapë do të ketë reshje të kohëpaskohshme. Këto reshje kanë efekte pozitive për kulturat bujqësore të cilat në kushte hidrike të tokës. Kosova në asketin hidrologjik është kulm i Gadishullit Ballkanik, në ato vende ku shtretërit e lumenjve ku janë të dëmtuara bankinat (argjinaturat) ka mundësi që të ketë vërshime të intensitetit të dobët”, ka thënë Tahirsylaj, raporton Telegrafi.

Siç tha ai temperaturat minimale do të luhaten nga 4-5 gradë Celsius, ndërsa ato më të lartat do të shkojnë nga 10-12 gradë Celsius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme