Të paktën 13 njerëz raportohen se kanë vdekur si pasojë e një tajfuni që goditi qendrën e Filipineve përgjatë ditës së Krishtlindjeve.
Tajfuni “Phanfone” i goditi Filipinet të martën vonë, ku raportohet se erërat arrinin deri në 120 km / orë..
Reuters raporton se më shumë se 58 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre para stuhisë, e cila shkaktoi dëme të mëdha material.
Mesatarisht 20 tajfune godasin Filipinet çdo vit, me stuhi të cilat vinë duke u bërë të ashpra viteve të fundit./GS