Ekonomia Online
FUNDIT

Takim në Meksikë pas ndalimit të pajisjeve elektronike gjatë fluturimit

Takim në Meksikë pas ndalimit të pajisjeve elektronike gjatë fluturimit

Udhëheqës të industrive ajrore do të takohen më 5-6 qershor në Meksikë, për të gjetur zgjidhje pas vendimit të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për ndalimin e përdorimit të laptopëve dhe paisjeve të tjera elektronike të mëdha gjatë fluturimit. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), e cila ka 275 anëtarë të linjave ajrore, […]

Udhëheqës të industrive ajrore do të takohen më 5-6 qershor në Meksikë, për të gjetur zgjidhje pas vendimit të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për ndalimin e përdorimit të laptopëve dhe paisjeve të tjera elektronike të mëdha gjatë fluturimit.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), e cila ka 275 anëtarë të linjave ajrore, do të zhvillojë takime në Kankun, për të diskutuar rreth strategjive të industrisë për vitin e ardhshëm.

Drejtori gjeneral i kësaj shoqate, Alexandre de Juniac u ka thënë gazetarëve se udhëheqësit e industrisë pranojnë se paisjet elektronike janë kërcënim për aviacionin, por ata mendojnë se ky ndalim po kërcënon industrinë ajrore.

Ndalimi i tanishëm ndikon kryesisht në transportuesit e Lindjes së Mesme. Kompanitë si Emirates, Qatar Airways dhe Turkish Airlines janë ndër kompanitë më të prekura nga kufizimet në fluturimet në SHBA. Po këto kompani e kanë konsideruar si të padrejtë këtë ndalim.

Në anën tjetër, zyrtarë nga SHBA.-ja kanë thënë se po planifikojnë zgjerimin e ndalimit për fluturimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Ky ndalim do ti kushtonte industrisë ajrore me humbje rreth 1.4 miliardë dollarë.

Propozimet alternative të sugjeruara nga anëtarët e IATA përfshijnë përdorimin e qenve që nuhasin drogë dhe eksplozivë, teknologjinë e re të zbulimit të bombave si dhe rritjen e trajnimit.

Të ngjashme