Takimi i fshehtë në shtëpinë e Isa Mustafës? Çfarë i kishte kërkuar Haradinaj kreut të LDK-së?

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kreu i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing në T7, ka folur për qëndrimin rreth punës së taksës, derisa ka zbuluar për herë të parë ekskluzivisht se pas vendosjes së kësaj mase u vizitua nga Ramush Hardinaj që kërkoi të dinte qëndrimin e LDK-së, për këtë temë. Mustafa thotë se nëse partia e tij qeveris vendin, taksa nuk do të hiqet, raporton Gazeta Express.

Sipas Mustafës, taksa nuk duhet të hiqet edhe pse nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Sipas tij, Serbia nuk meriton me heqë taksën derisa të zbutet.

“Taksa nuk i ka bërë asnjë të mirë Kosovës. Serbia nuk meriton me e heqë tarifën. Ajo hiqet vetëm me kushte, kur Serbia i zbaton marrëveshjet që i kemi cekë, kur Serbia tërhiqet nga fushata kundër Kosovës, atëherë ne mund të ulemi dhe do të bisedojmë. Nuk kemi arsye që ta heqim taksën kur Serbia po sillet edhe ma keq është sjellur më parë, sidomos kur kemi parasysh rastet kur na detyrojnë të heqim tabelat apo mërgimtarët të presin në kufi. Taksa është vu dhe na ka fut në siklet me partnerët por tashmë e kemi këtu taksën. Kur të hymë në qeveri ne do t’i kompletojmë të gjitha masat e reciprocitetit. Nëse ata zbuten, edhe ne zbutemi”, ka thënë Mustafa në Pressing, derisa ka komentuar edhe diskutimet që u bënë se ide e kujtë kishte qenë masa e vendosur për produktet serbe e boshnjake e njohur si 100 për qindëshi.

“Nëse flasim për taksën ideja nuk ka qenë e Haradinajt po e PDK-së, sipas zotit Thaçi Enver Hoxhajt e Veselit, ata po thonë qe e kanë dhënë idenë për 10 përqind pastaj me u rritë në 20. Ka mbet procesi aty ku është në këtë aspekt s’mund askush t’i marrë meritat në atë çështje, po unë konsideroj se dëm i është bërë vendit sepse kemi degraduar totalisht me institucionet e BE-së ka mbet çështja e liberalizimit të vizave askund, u premtu që do të korrigjohet marrëveshja me Malin e Zi”, thotë ai, raporton Gazeta Express.

Për herë të parë, lideri i LDK-së, ka zbuluar në emisionin Pressing se pas vendosjes së taksës 100 për qind për produktet serbe e boshnjake, kryeministri në dorëheqje Ramsuh Haradinaj e ka vizituar për të folur për këtë temë në shtëpinë e tij. Mustafa dha edhe detaje nga kjo vizitë.

“Mund të them tani se kam diskutuar edhe me Haradinaj punën e taksës edhe ai më ka vizituar në shtëpi edhe më ka pyetur troç vetëm dëshiroj të di mendimin e LDK-së karshi këtij vendimi, ne i kemi thënë që në asnjë rast nuk pajtohemi me shkëmbim të territoreve, edhe për atë punë të thotë kush çka të dojë nuk do ta përkrahim, edhe me ardh në Kuvend, e votojmë kundër po nuk është mirë me ardh në kuvend ,por, është mirë t’i si kryeministër me marrë punën e dialogut sepse të takon ty e jo tjerëve”, shton ai, derisa tregon edhe çka iu është përgjigjur Haradinaj.

“Mu ma shumë kurgjo smë intereson përveç qëndrimit të LDK-së sepse nëse LDK mbetet këtu atëherë jemi të sigurt që nuk lëvizin gjërat po LDK nëse i lëviz qëndrimet atëherë ndryshon çdo gjë”, citon Mustafa t’i ket thënë Haradinaj.

Mustafa thotë se LDK nuk do të heqë këtë masë nëse merr pushtetin.

“I kam thënë se sa u përket taksës edhe pse kemi bë vërejtje. Ne nuk do ta bëjmë këtë as çështje bisedës as deklaratave tona politike, do të rrijë taksa aty ku është dhe LDK nuk do ta lëvizë”, tha Isa Mustafa, lideri i LDK-së, në emisionin Pressing në T7.

Të ngjashme