Në vazhdën e bashkëpunimit të rregullt drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor, ka vizituar Drejtorin e Tatimeve në Shqipëri, me ç’ rast ka zhvilluar takim me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë Vasilika Vjero dhe bashkëpunëtoret e saj.
Takimi kishte në fokus thellimin e bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, konkretisht shkëmbimin e përvojave në fushën e marrëveshjeve tatimore ndërkombëtare, si dhe me zbatimin e marrëveshjes për qendrën e përbashkët të trajnimeve.
Administrata Tatimore e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e Shqipërisë kanë bashkëpunim të ngushtë në fushën e tatimeve.