Takimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është goxha vështirë i realizueshëm edhe për shumë krerë të shteteve të ndryshme në botë. Por jo edhe për tenistin shqiptar, Rrezart Cungu.
Tenisti 19-vjeçar nga Ulqini i Malit të Zi, falë suksesit ekipor që arriti me kolegjin “Wake Forest University” në Divizionin I të NCAA-së, u prit bashkë me anëtarët e ekipit nga presidenti Donald Trump. Takimi u realizua në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Koha Ditore.
Cungu dhe pjesa tjetër e ekipit u uruan nga Trumpi për suksesin e arritur në kampionatin e kolegjeve në tenis, NCAA.
NCAA është kampionat i kolegjeve në çdo lloj sporti dhe ka disa nivele.