Takimi me Kurtin, Bahtiri: Rastet tashmë kanë filluar të kenë një rënie

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka folur rreth takimit të sotëm që patën me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku u diskutua për zbatimin e masave ndaj koronavirusit.

Ai shkruan në Facebook se vetëm me një bashkëpunim të tillë mund të ndalim rritjen e rasteve me COVID-19

“Rastet tashmë kanë filluar të kenë një rënie, mirëpo duhet të jemi të përkushtuar plotësisht që të zbatojmë edhe masat që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës. Pjesëmarrja e kryetarëve në këtë takim sot u shndërrua në temë dite, por binduni që shëndeti i qytetarëve është mbi secilën temë tjetër”.

“Po shfrytëzoj këtë moment të ju kërkoj përsëri për të mbajtur maskën, distancën dhe për të respektuar në plotni masat AntiCovid”, shkruan ai

Të ngjashme